Man City nuk lë vend për befasi, kualifikohet në gjysmëfinale të Kupës FA

Ashtu siç pritej, Manchester City ka kaluar në gjysmëfinale të Kupës FA.

‘Qytetarët’ kanë mposhtur në udhëtim Newcastle me rezultat 0:2.

Skuadra e Guardiola dominoi sfidën nga fillimi deri në fund, duke gjetur golin e parë përmes De Bruyne (37’) nga penalltia.

Për të konfirmuar triumfin e Cityt u përkujdes Raheem Sterling (68’) me një gol mjaft të bukur.

Me këtë fitore, City kualifikohet në gjysmëfinale të Kupës FA, aty ku e pret përballja me Arsenalin në stadiumin ‘Wembley’.