Makina merr flakë në tunelin e Krrabës

Një automjet ka marrë flakë në ecje e sipër në tunelin e Krrabës. Policia njofton se ngjarja ka ndodhur rreth orës 18:20.

“Në autostradën Tiranë-Elbasan, në brendësi të tunelit, dyshohet si pasojë e një defekti teknik ka marrë flakë në ecje mjeti në pronësi të shtetasit F.N”.

Nga zjarri nuk ka të lënduar në njerëz, vetëm deme materiale.

Sherbimet e zjarrfikses ndodhen në vendngjarje, të cilat bënë të mundur fikjen e zjarrit.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.