Magdalena Filipovska Grashkovska emërohet drejtoreshë e Fondit për Sigurim Shëndetësor
Shkup, 19 tetor – Qeveria ka emëruar Magdalena Filipovska Grashkovska për drejtoreshë të re të Fondit për Sigurim Shëndetësor, informon Zhurnal.
“Në seancën e sotme të Qeverisë, për drejtoreshë të Fondit për Sigurim Shëndetësor të Republikës së Maqedonisë së Veriut, me propozim të ministrit të shëndetësisë, është emëruar Magdalena Filipovska Grashkovska”, thuhet në kumtesën e Qeverisë./Zhurnal.mk