LSM: Në seancën e parë rreth padisë kundër Qeverisë nuk u paraqitën as kryeministri apo ministrat

Shkup, 3 shkurt – Në Gjykatën Themelore Civile në Shkup, sot është mbajtur seanca e parë pas padisë së Lidhjes së Sindikatave të Maqedonisë kundër Qeverisë. Nga LSM-ja shprehën keqardhje që në seancën e parë nuk u paraqit asnjë përfaqësues i Qeverisë.
“Lidhja e Sindikatave të Maqedonisë në debatin e sotëm i përfaqësoi punëtorët në nivelin më të lartë përmes kryetarit të LSM-së, Darko Dimovski, sekretarit të Këshillit të LSM-së Zllatko Cvetkovski, kryetarit të AOGJSH-së, Tërpe Deanovski, kryetarit të SNIP-it Ivan Peshevski dhe të tjerët, ndërsa për fat të keq, asnjë përfaqësues i Qeverisë, as kryeministri e as ndonjë ministër që marrin rrogë pikërisht nga tatimet e punëtorëve nuk guxuan, nuk u inkurajuan dhe nuk u paraqitën në seancën e sotme që të shpjegojnë se çfarë kanë kundër pagave të punëtorëve dhe kundër punëtorëve, por si përfaqësues të autorizuar dërguan një bashkëpunëtor të ri nga Avokatura e Shtetit (pa prokurë të rregullt) që fatkeqësisht ka rrogë prej 22.000 denarë dhe të cilit nuk i është harmonizuar me rritjen e pagës minimale dhe i cili është njësoj i diskriminuar si koleget dhe kolegët e tjerë të tij nga sektori publik, ndërsa duhet ta mbrojë Qeverinë pikërisht për diskriminimin që e bën Qeveria ndaj tij dhe ndaj të gjithë të punësuarve në sektorin publik” theksohet në kumtesën e LSM-së.
Padia është ngritur në përputhje me nenin 35 të Ligjit për Parandalim dhe Mbrojtje nga Diskriminimi. Sipas Sindikatës, rreth 138.000 punëtorë në sektorin publik janë trajtuar ndryshe gjatë rregullimit dhe pagesës së pagave për vende pune për të cilët nevojitet lloj i njëjtë dhe shkallë arsimimi, të njëjtën përvojë pune, vëllim dhe kushte të njëjta për kryerjen e detyrave të punës dhe dhe me këtë është shkelur parimi i përmbajtur në dokumentet ndërkombëtare se për punë me vlerë të barabartë dhe detyra të njëjta pune duhet të merret pagë e barabartë.
Nga LSM-ja theksojnë se gjatë harmonizimit dhe rritjes së pagave gjithashtu është bërë diskriminim ashtu që një këshilltar shtetëror në një ministri të marrë harmonizim me pagën minimale dhe rritje të pagës prej 30 për qind në krahasim me kolegun e tij që në të njëjtin vend pune pozitë në një ministri tjetër nuk do të marrë harmonizim me me pagën minimale dhe rritjen e pagës.