LSI: Maska është çjerrë, qeveria e zhytur në batakun e krimit e korrupsionit

në kategorine Shqipëri

Nënkryetarja e LSI, Kejdi Mehmetaj ka hedhur akuza në drejtim të qeverisë në lidhje me çështjen e dekriminalizimit të kryebashkiakut të ri të Shkodrës, Valdrin Pjetri.

 

Në një postim në “Facebook”, Mehmetaj shprehet se maska është çjerrë e se asnjë lojë marketingu nuk e shpëton dot më kryeminsitrin Rama.

 

Sipas Mehmetajt, qeveria është zhytur në batakun e korrupsionit e krimit dhe se nuk po jep zgjidhje për krizën politike në vend.

 

“Gjatë këtij gushti shumë të nxehtë dhe tepër të vështirë qoftë në aspektin social por mbi të gjitha ekonomik, shqiptarët po ndjekin me vëmendje zhvillimet politike. Ndërkohë që të gjithë kërkojnë reflektim e zgjidhje, e kundërta po ndodh e çdo ditë qytetarët ndjejnë të ushtrohet mbi ta presion, arrogancë, kokëfortësi e padrejtësi nga një pushtet që antikushtetueshmërisht po mban peng institucionet tona. Ndërsa familjet e thjeshta shqiptare shohin se si shteti hidhet kundër tyre me gjoba, taksa e kërcënime, pushtetarët, oligarkët dhe kriminelët shpërblehen me koncesione, PPP dhe ofiqe të larta. Aq i zhytyr është ky pushtet në batakun e korrupsionit e krimit, sa edhe njëherë të vetme që menduan se do e merrnin Shkodrën (pa garë), përfunduan duke dekoruar si kryetar të saj modelin tipik të rilindasit; atë që shpërblehet jo për zotësi por për lidhjet e pashmangshme me krimin (ku duhet theksuar narkotrafiku mbizotëron). Maska është çjerrë, madje është hequr fare, asnjë lojë marketingu, as gjoja “larja e duarve” me Kryetarin Rilindas të Shkodrës, nuk e shpëton më këtë pushtet dhe Edi Ramën si kreun fuqiplotë të tij.”

Burimi: https://www.vizionplus.tv/

©MEDIAL.MK Derisa keni vendosur të merrni përmbajtje nga kjo faqe, në tërësi pajtoheni me /KUSHTET E PËRDORIMIT/.