LSDM: Raporti i KE-së e njohu progresin në sferën e gjyqësorit, reformat vazhdojnë

/

Raporti i Komisionit Evropian për Republikën e Maqedonisë së Veriut, i cili shënoi përparim në sferën e gjyqësorit, zgjedhje dhe luftën kundër korrupsionit është dëshmi për përkushtimin dhe konfirmim për politikat e suksesshme të Qeverisë së kryesuar nga LSDM dhe kryeministri Zoran Zaev.

Njëkohësisht, Raporti është motiv shtesë për shumicën parlamentare, Qeverinë, të gjitha institucionet, të punojnë edhe më shumë me përkushtim në reformat të cilat sigurojnë sistem gjyqësor të fuqishëm, efikas dhe të pavarur.

Komisioni Evropian në Raport qartë thekson se me Ligjin e ri për Prokurori Publike, të miratuar në shkurt të vitit 2020 sigurohet bazë për sistem profesional dhe të paanshëm, i cili është rezistent ndaj presionit politik dhe presionit tjetër, por edhe se do të varet shumë nga zbatimi i tij adekuat.

Raporti më tutje thekson se si rezultat i reformave në vitet e kaluara Maqedonia e Veriut vendosi mekanizma për sigurimin e gjyqësorit të pavarur dhe me përgjegjësi dhe se duhet të sigurohet përdorim i tyre vendimtar dhe i qëndrueshëm para se të parashihen ndryshime të mëtutjeshme në këtë sferë.

Sa i përket sundimit të drejtësisë dhe të drejtave fondamentale, gjegjësisht Kapitulli 23, Raporti thekson se shteti ka nivel të caktuar të gatishmërisë për respektim të legjislatives së BE-së dhe standardeve evropiane në këtë sferë.

Ky është konfirmim për suksesin e reformave të deritanishme dhe gatishmërisë së LSDM-së që të vazhdojë të punojë me përkushtim në arritjen e standardeve evropiane.

Po vjen koha e rendit, drejtësisë dhe disiplinës, koha e pastrimit të plotë të gjyqësorit dhe sundim efikas dhe joselektiv të drejtësisë.

Qendra për Komunikime me Publikun e LSDM-së