LSDM: Prioritet i lartë është lufta kundër krimit dhe korrupsionit

/

Shkup, 19 tetor 2020

Prioritet i lartë është lufta kundër krimit dhe korrupsionit, institucionet janë përkushtuar  në rritjen e sigurisë së qytetarëve.

Qeveria e udhëhequr nga LSDM dhe institucionet janë përkushtuar në rritjen e sigurisë së qytetarëve, në sigurimin e rendit, drejtësisë  dhe disiplinës në të gjitha nivelet.

Opinioni është dëshmitar në aksionet e përditshme të Ministrisë së Punëve të Brendshme kundër shkeljes së ligjeve, për gjetjen e personave në  arratisje nga vuajtja e dënimit me burg, në zbulimin e krimit ekonomik, si dhe në luftën kundër tregtisë me drogë dhe substancave psikotrope.

Këto ditë përmes një aksioni profesional, vendosës, pjesëtarët e MPB-së parandaluan hyrjen e 252 emigrantëve, me ç’rast në aksionin e njëjtë  ishte zbuluar  një grupë i organizuar kriminel 12 anëtarësh.

Në periudhën e fundit është përforcuar  kontrolli i shkeljeve  në komunikacion, ndërsa pjesëtarët e policisë në mënyrë aktive punojnë  edhe në sanksionimin e shkelësve të masave dhe detyrimeve për mbrojtje nga koronavirusi.

Prioritet i lartë i LSDM-së është lufta kundër krimit dhe korrupsionit, për atë vijon proces i spastrimit të tërësishëm të gjyqësisë dhe transparencës më të madhe  të institucioneve shtetërore.

Ndërtojmë shtet në të cilin ligjet vlejnë  njejtë për të gjithë.

LSDM – Qendra për komunikime me opinionin