LSDM: Nuk ka cilësi më të mirë të jetës se anëtarësimi në BE
Shkup, 27 gusht – Teza e Mickoskit se ndryshimet kushtetuese nuk janë të rëndësishme në këtë moment sepse DPMNE merret me cilësinë e jetës së qytetarëve është false, transparente dhe nuk ka lidhje me realitetin, thonë nga LSDM.
“Së pari sepse kryetarët e DPMNE-së, që janë autoritete lokale në 50 komuna në të gjithë vendin, nuk kanë bërë asgjë për përmirësimin e jetës së qytetarëve në 2 vite e fundit.
Së dyti, sepse nuk ka cilësi më të mirë të jetës së qytetarëve se anëtarësimi i plotë në BE, është pikërisht ajo që po e bllokojnë DPMNE dhe Mickoski”, shkruan partia në pushtet LSDM.