LSDM: Mickoski i’a huqi në gjithçka që tha për energjinë elektrike
Shkup, 24 janar – Masat e suksesshme energjetike dhe politikat e LSDM-së dhe kryetarit Dimitar Kovaçevski, në kushte të krizës globale, japin rezultate. Është siguruar dërgesë e energjisë elektrike për të gjithë, si dhe stabilitet çmimor të rrymës. Kështu shprehen sot nga Lidhja Social Demokrate e Maqedonisë (LSDM), informon Zhurnal.
Sipas tyre, Hristijan Mickoski është i paditur dhe spekulon të pavërteta lidhur me energjinë elektrike.
“Hristijan Mickoski tregoi padije të madhe për energjetikën. Të gjitha parashikimet e tij dolën të pasakta. Mickoski thoshte se nuk do të ketë mjaftueshëm rrymë, ndërsa për herë të parë në mes të dimrit po bëhet eksportim të energjisë së tepruar elektrike nga prodhimi vendor.
Mickoski frikësonte qytetarët se do të ketë restrikcione, ndërsa për herë të parë pas 70 viteve me kapacitet të plotë punojnë të gjitha kapacitetet energjetike në shtet dhe mblojnë 100% nga nevojat. Hrisitjan Mickoski dhe VMRO-DPMNE përhapnin panikë te qytetarë, me pohimet e tyre se rryma do të shtrenjtohet në mënyrë enorme”, thonë nga LSDM.
Sipas tyre, çmimi i rrymës është ulur për 20% për rreth 70,000 kompani të vogla, ndërsa 99,2% e amvisërive nuk kanë çmime më të shtrenjta të energjisë elektrike.
“Gjithçka që tha Mickoski, i’a huqi”, shprehen nga LSDM/Zhurnal.mk