LSDM: 5.726 prindër vetushqyes do të marrin kartela pagesore përmes pakos së katërt të masave të Qeverisë

/

Shkup, 20 tetor 2020

Qeveria e udhëhequr nga LSDM gjatë pandemisë me koronavirusin vazhdimisht u ndihmon të gjithëve,  që kanë nevojë  për ndihmë qytetarëve dhe kompanive për zbutje të pasojave negative.

Me ribalancin e Buxhetit për vitin 2020, sigurohen 470 milion euro për realizim të masave nga pakoja e katërt për ndihmë dhe mbështetje,  i cili siguron  mjete të rëndësishme për mbështetje të ekonomisë, për shpëtim të vendeve të punës, për përforcim të konsumit vendor.

Ndryshimet dhe plotësimet e Buxhetit për vitin 2020 duhet të miratohen  në Kuvend që të munden 283.000 qytetarë të marrin kartela pagesore në vlerë prej nga 6.000 denarë.

Kartela pagesore vendore do të marrin 5.726 prindër vetushqyes, si mbështetje në ballafaqimin me pasojat e krizës ekonomike. Kjo do të thotë përforcim i buxheteve familjare  të mbi 5.700 familjeve dhe nxitje e konsumit vendor.

Kartela pagesore do të marrin edhe pensionistët  me pensione më të ulëta se 15.000 denarë, kërkuesit pasiv të punës, artistët e pavarur, punonjësit filmik, punonjësit kulturor dhe artistët e estradës, si dhe 540 studentë,  por edhe qytetarët të cilët janë mbi 64 vjet, ndërsa nuk kanë pension, as pension social shtetëror dhe janë me të ardhura më të ulëta se 15.000 denarë, ose nuk kanë aspak të ardhura.

LSDM si parti e përgjegjshme vazhdon me krijimin dhe zbatimin e masave dhe politikave për ndihmë dhe mbështetje të të goditurve me pandeminë, vazhdon me kujdes të vërtetë për të gjithë.

LSDM