LSDM 272.881 vota, VMRO-DPMNE 262.168, BDI 86.816, ASH- AA 66.193 vota

/

Sipas të dhënave jozyrtare të publikuara nga KSHZ nga votat e numëruara prej 3.130 nga gjithsej 3.480 vendvotime, Koalicioni i udhëhequr nga LSDM “Mundemi” prin me gjithsej 272.881 apo 36.15 për qind të votave para koalicionit të udhëhequr nga VMRO-DPMNE me 262.168 ose 34.73 për qind.

Për BDI-në kanë votuar 86.816 ose 11.5 për qind, për Aleancën për Shqiptarët dhe Alternativa 66.193 ose 8.77 për qind, për “Të majtën” 29.851 ose 3.95 për qind, PDSH 11.021 ose 1.46 për qind, për Integra 10.082 ose 1.34 për qind, ndërsa partitë e tjera dhe koalicionet në zgjedhje kanë nën 0.4 për qind.