Loja “Grid Legends” arrin në treg më 26 shkurt, është inspiruar nga seriali “Formula 1: Drive to Survive”

Loja e ardhshme në serinë Grid, e para që kur kompania Electronic Arts bleu Codemasters më herët gjatë këtij viti, ka zbuluar zyrtarisht datën e lansimit në treg.

Loja nën emrin Grid Legends për konzolat Playstation 4, Playstation 5, Xbox One, Xbox Series X dhe S sikurse edhe në PC, arrin në treg më 25 shkurt.

Codemasters ka paralajmëruar lojën gjatë eventit EA Play Live që u mbajt në korrik, e besohet se është inspiruar nga seriali “Formula 1: Drive to Survive”.

Lojtarët do të mund të vozitin mbi 100 vetura – duke garuar në mbi 250 evente në Carrer mode. Loja gjithashtu përfshin edhe përkrahjen për cross-platform multiplayer, e nga Codemasters porositin që lojtarët do të mund të garojnë online pasi shtypjes së shpejtë të tre butonave.

Kjo do të thotë se aksioni fillon menjëherë pasi që lojtari bën përzgjedhjen e pistës ku do të garojë. Grid Legends po i bashkohet një game të gjerë të lojërave që pritet të lansohen në treg gjatë shkurtit.

Të njëjtin muaj do të lansohet edhe loja Elden Ring, e aty do të jenë edhe Dying Light 2, Horizon: Forbidden West, Destiny 2: The Witch Queen dhe Sifu.