Llukarevska: Në mandatin e ri pagat dhe pensionet do të vazhdojnë të rriten

Shkup, 29 qershor 2020

Bartësja e listës së deputetëve në NJZ 2, nga koalicioni “Mundemi”, Sanja Llukarevska, sot është për vizitë në Komunën e Haraçinës. Llukarevska informoi për ofertën ekonomike të programit “Mundemi” dhe tha se në mandatin e ri do të hapen vende të reja pune, do të sigurohen paga dhe pensione më të larta.

“Në tre vitet e kaluara, ndërtojnë shoqëri të barabartë për të gjithë. Të drejta, drejtësi, kushte dhe mundësi që të gjithë qytetarët  njësoj në shtet që përparon në çdo pikëpamje.

Kemi bërë kthesë në të mirë. Sot angazhohemi në qëllime të reja para qytetarëve, sepse e dimë. Kemi zgjidhje për të ardhmen. Përmes transformimit të shpejtë të ekonomisë vendore, krijojmë vende të reja pune.

Oferta jonë siguron më shumë investime vende të reja pune dhe paga më të larta.

Ndërtojmë ekonomi të re zhvillimore dhe mbështetje për investime vendore dhe të huaja në vlerë prej 600 milionë, që do të kontribuojë për edhe rënie më të madhe të papunësisë.

Arritëm edhe në krizë të vështirë të shkaktuar nga Kovid-19, t’i ruajmë vendet e punës, me masat qeveritare ekonomike. Edhe pas 15 korrikut do të vazhdojmë t’i mbrojmë punëtorët dhe vendet e tyre të punës, ndërsa pas përfundimit të krizës papunësinë do ta ulim në nivel prej 3% në vit.

Në mandatin e ri, pagat do të vazhdojnë të rriten dhe deri në fund të vitit 2024, paga minimale do të arrijë 20.000 denarë, derisa paga mesatare do të jetë 34.000 denarë.

Pensionet do të rriten së bashku me pagat, ndërsa pensionet më të ulëta do t’i rrisim për të paktën 21 %, tha Llukarevska.

______________________________________________________________________________________

MEDIAL këto tekste i publikon në formën integrale dhe origjinale dhe nuk mban përgjegjësi për përmbajtjen e tyre dhe as për mangësitë eventuale drejtshkrimore apo gabimet e shtypit.