Liverpull dërgoi ofertë zyrtare për Kulibalin

Liverpull, 22 qershor 2020 (MEDIAL) – Kampioni evropian Liverpull ka bërë ofertë prej 60 milionë eurove (54 milionë funta) për mbrojtësin qendror të Napolit, Kalidu Kulibali, shkruan gazeta italiane “Koriere delo Sport”.

Megjithatë, sipas gazetës, oferta do të refuzohet, pasi napolitanët nuk kanë për qëllim të heqin dorë nga çmimi, të cilin klubi e ka vendosur për Kulibalin – 100 milionë euro.

Është interesante që Liverpulli ka vendosur të mos e pagujë kaluzolën e sulmuesit Timo Verner, e cila ishte rreth 60 milionë euro, pasi ata nuk kanë për qëllim të bëjnë transfere të mëdha në këtë krizë. Sulmuesi më vonë u transferua në gjigandin londinez, Çellsi.

Megjithatë, tani, ekipi nga Mersisajd është i gatshëm ta paguajë çmimin për senigalezin, për të cilin janë të interesuar edhe Mançester Junajted, Mançester Siti dhe Çellsi. bsh/

Таг