Liverpooli mund të dominojë për një dekadë

Uejn Runi beson se Liverpul mund të dominojë për 10 vjet, por vetëm nëse Jurgen Klop ndjek hapat e Aleks Ferguson duke qëndruar për një kohë të gjatë.

Të kuqtë janë drejt fitimit të kampionatit pas 30 vitesh pritje pasi janë të shkëputur 22 pikë nga ndjekësit më të afërt.

Uejn Runi beson se Liverpul mund të përsërisë dominancën që ka pasur Mançester Junajtid në kohën e Fergusonit.

Në një prononcim për “The Times” Runi tha: “Skuadra e Liverpulit është e re dhe të gjithë lojtarët kryesorë kanë kontrata afatgjata. Liverpuli mund të dominojë për një dekadë, por vetëm nëse Klop qëndron për një kohë të gjatë në “Anfield Road” tha ndër të tjera ish-sulmuesi i Anglisë dhe Mançester Junajtid.