Liverpool janë kampionët – vjen reagimi i Xherdan Shaqirit

Xherdan Shaqiri i është gëzuar shumë titullit të kampionit me Liverpool.

Pas 30 viteve pritje për një titull kampioni, rastis që një lojtar me prejardhje nga Kosova të jetë pjesë e skuadrës që fitoi titullin e Premierligës për Liverpool.

Xherdan Shaqiri, ndonëse nuk kishte minuta të shumta, ishte pjesë e rëndësishme e disa rotacioneve në formacionin e Klopp.

Pas shpalljes kampion, lojtari me prejardhje nga Zhegra ka reaguar në rrjetin social ‘Twitter’.

Image

“Kampionë” është mbishkrimi i Shaqirit, në foton e edituar me lojtarët e Liverpool tek festojnë titullin.

Shaqiri thuhet se mund të largohet nga ‘Anfield’ gjatë verës, por kjo nuk do të harrohet asnjëherë nga ai. Tifozët do ta mbajnë mend si pjesë e skuadrës që solli titullin pas 30 vitesh pritje