Lirohet mazuti, çmimet e karburanteve tjera mbesin të njëjta

Shkup, 28 prill – Mazuti që sonte në mesnatë lirohet për 1,041 denarë për kilogramë, ndërsa çmimet e karburanteve tjera mbesin të njëjta, vendosi sot Komisioni Rregullatorë për Energjetikë dhe Shërbime Ujore (KRRE). Me vendimin po kryhet zvogëlim i çmimeve me pakicë të derivateve të naftës me mesatare për 0,39 për qind.

Çmimi i ri me shitjes me pakicë për mazutin M-1 NS do të jetë 51,784 denarë për kilogram. EUROSUPER BS 95 edhe më tej do të shitet për 84 denarë për litër, EUROSUPER BS – 98 për 86 denarë, EURODIZEL BS (D-E V) për 85,5 denarë, ndërsa vaji ekstra i lirë (EL-1) për 84 denarë për litër.

Si arsye për çmimet e reja të shitjes me pakicë të derivateve të naftës nga KRRE tregojnë se rritjet e çmimeve referente në tregun botëror te benzinat në mesatare për 0.19 për qind, zvogëlime te dizeli për 1,242 dhe te mazuti për 2,305 për qind, si dhe për 0.088 për qind kurs më i ulët të denarit në krahasim me dollarin./Zhurnal.mk