Liqeni i Prespës edhe më tej nën minimumin, ulje e caktuar e nivelit edhe tek lumenjtë

/

Niveli i ujitë në Liqenin e Prespës është 36 centimetra nën minimumin absolut të lejuar, ndërsa tek Liqeni i Ohrit situata është e kundërt, gjegjësisht ai është për shtatë centimetra mbi minimumin e lejuar, tregojnë matjet e sotme të Drejtorisë për punë hidrometeorologjike.

Tek lumenjtë ka ulje të caktuar lidhur me ditën e djeshme, përveç tek lumi Vardar në Veles ku ka rritje prej 35 centimetrave lidhur me ditën e djeshme.