Liqeni 50 mijë vjeçar nga i gjelbër papritmas bëhet rozë

Liqeni Lonar i krijuar nga krateri i vendosur në perëndimin  të Indisë ka befasuar banorët dhe studiuesit pasi uji ndryshoi mrekullisht ngjyrat nga jeshile tipike e tij në rozë. Ndryshimi i ngjyrave filloi në fillim të qershorit përpara se të finalizohej në një rozë të kuqërremtë në vetëm disa ditë, njofton Insajderi.

Ekspertët nuk janë plotësisht të sigurt pse uji ndryshoi ngjyrën, por ata kanë disa teori.

Ndryshimi mund të ketë lidhje me sasitë e mëdha të kripës në ujin e Liqenit të Lonarit, duke e krahasuar këtë shembull me atë të Liqenit Hillier në Australi. Zyrtarët janë të bindur që Liqeni Hillier merr ngjyrën e tij të ndritshme rozë nga një mikroorganizëm i quajtur Halobacteriaceae, i cili është i njohur për ngjyrën e tij rozë. Organizmat nga kjo familje jetojnë në ujë që ka nivele të larta të kripës. Sidoqoftë, ajo që i jep ngjyrën jeshile liqenit është një algë jeshile e quajtur Dunaliella salina.

Një teori tjetër? Për shkak se niveli i ujit ka rënë si pasojë avullimit të shkaktuar nga moti i thatë, mund të ketë më shumë kripë në liqen tani sesa ka qenë para qershorit të vitit 2020. Zyrtarët referojnë Liqenin e Urmisë në Iran për këtë teori, ku ujit bëhet i kuq gjatë stinë së thatë, duke krijuar një kombinim të sasive të larta të kripës dhe niveleve të ulëta të ujit.

Ndërsa këto teori nuk janë konfirmuar – të paktën jo ende, sidoqoftë – Departamenti i Pyjeve Maharashtra ka dërguar mostra uji në dy laboratorë në Nagpur dhe Pune, dhe janë në pritje të rezultateve.

Image