Likaj viziton vendin e xhirimeve të e-mësimit

I shoqëruar nga dekani i këtij fakulteti, Blerim Saqipi, panë nga afër punën dhe përkushtimin e të gjithë akterëve të përfshirë në këtë proces.

“Njësitë mësimore tashmë po transmetohen në kanalin e televizionit publik RTK4 dhe janë në dispozicion të nxënësve dhe mësimdhënësve, në rastet kur shkollat janë të detyruara të punojnë sipas skenarit B dhe C për shkak të situatës pandemike”, tha Likaj.

Ai falënderoi mësimdhënësit, redaktorët, koordinatorët dhe të gjithë ata që po punojnë në realizimin e përmbajtjeve mësimore, si dhe Fakultetin e Edukimit që po e mbështetë fuqishëm këtë proces./kp