Ligji për parandalimin dhe mbrojtjen nga diskriminimi sërish në procedurë parlamentare, a do të marrin qytetarët mbrojtje efikase

/

Propozim-ligji i ri për parandalimin dhe mbrojtjen nga diskriminimi, në thuajse formën identike në të cilin ishte miratuar në përbërjen paraprake parlamentare, ndërsa ishte anuluar në maj nga Gjykata Kushtetuese për shkak të miratimit pa shumicën e nevojshme prej 61 deputetëve, është sërish në procedurë parlamentare. Pritet që ai sa më shpejtë të miratohet, në mënyrë që qytetarët të kenë ku të drejtohen për raste të diskriminimit me të cilat janë përballur. Në këtë moment këtë mund ta bëjnë vetëm me parashtresa deri te avokati i popullit, por kompetencat e tij kanë të bëjnë vetëm me sektorin publik. Organizatat joqeveritare kërkojnë miratimin emergjent të ligjit, por me ndryshimin e procedurës për përzgjedhjen e anëtarëve të Komisionit për parandalimin dhe mbrojtjen nga diskriminimi në mënyrë që, siç shprehen, të sigurohet proces transparent. Amendamente të zgjidhjes ligjore paralajmëroi edhe opozita në Parlament.

Propozim-ligji në leximin e parë kaloi në seancën e Komisionit për çështje evropiane, ndërsa tashmë në leximin e parë dhe me flamur evropiane është në rend dite të seancës së 15 parlamentare.

Qëllimi i këtij ligji, sipas Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale, e cila është propozues, është që të sigurohet parimi i barazisë dhe parandalim dhe mbrojtje nga diskriminimi në realizimin e të drejtave dhe lirive të njeriut. Ndalohet çdo diskriminim në bazë racore, të ngjyrës së lëkurës, të prejardhjes së përkatësisë kombëtare ose etnike, gjinisë, seksit, orientimit seksual, identitetit seksual, përkatësisë në grup të margjinalizuar, gjuhës, nënshtetësisë, prejardhjes sociale, arsimit, religjionit ose bindjes fetare, bindjes politike, bindjes tjetër, invaliditetit, moshës, gjendjes familjare ose martesore, statusit të pronësisë, gjendjes shëndetësore, rolit personal dhe statusit shoqëror ose në çfarëdo baze tjetër.

Diskriminimi, në përputhje me ligjin, është çdo dallim, përjashtim, kufizim ose dhënie të përparësisë që mbështetet në bazë diskriminuese, me bërje ose mosbërje, që kanë për qëllim ose rezultat parandalimin, kufizimin, njohjen, gëzimin ose realizimin e të drejtave dhe lirive të një personi ose grupi tjetër në bazë të barabartë me të tjerët. Kjo i përfshin të gjitha format e diskriminimit duke përfshirë edhe pamundësimin e përshtatjes përkatëse dhe pamundësimin e anshmërisë dhe qasjes deri te infrastruktura, mallrat dhe shërbimet.

Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale Jagoda Shahpaska bën thirrje që ai të miratohet sa më shpejtë, meqë, siç u shpreh, për disa qytetarë në shtet ai mund të jetë çështje e fatit. Ligji, sipas saj, propozohet në thuajse formë identike si edhe ai paraprak, dhe ka kaluar proces të gjatë të harmonizimit të shoqërisë me sektorin joqeveritar, ndërsa është marrë edhe mendim pozitiv nga Komisioni i Venecias vërejtjet e të cilit janë vendosur në të. Si i tillë është miratuar në Kuvend, pas çka nuk ka qenë i nënshkruar nga presidenti i atëhershëm Gjorge Ivanov. Pasi që është kthyer në Kuvend ai është miratuar sërish, por në maj të këtij viti ishte anuluar nga Gjykata Kushtetuese për arsye se nuk është miratuar me shumicën e nevojshme prej 61 deputetëve.

– Në këtë moment kemi vakum në mekanizmat juridik që parandalojnë dhe i mbrojnë qytetarët nga diskrimimini, dhe prandaj ai duhet të miratohet sa më shpejtë, shprehet ministrja e Punës dhe Politikës Sociale. Ligji do të zbatohet edhe në sferën private, edhe në atë publike, dhe në dispozitat e ligjit në

mënyrë eksplicite janë përmendur fushat ku nuk guxon të ketë diskriminim, në mesin e të cilave, njëra prej atyre që përmenden është pikërisht puna dhe marrëdhëniet e punës.

Ajo pret që edhe opozita të marrë pjesë në votimin e këtij ligji meqë ai, siç shprehet, është sipas terkut evropian, në përputhje me rregullativën e BE-së dhe në të janë përkufizuar të gjitha format e diskriminimit, bazat e diskriminimit. – Por, para së gjithash, shprehet ajo, është përkufizuar edhe përzgjedhja e një trupi të pavarur profesional financiar siç është Komisioni për parandalim dhe mbrojtje nga diskriminimi që do ta përbëjnë profesionistë, persona me përvojë shtatëvjeçare në fushën e të drejtave të njeriut, theksoi ministrja, thekson Shahpaska.

Në përputhje me propozimin që është në procedurë parlamentare, Komisioni duhet të jetë i përbërë prej shtatë anëtarëve që i zgjedhë dhe shkarkon Kuvendi i Republikës së Maqedonisë së Veriut. Anëtarët e Komisionit zgjidhen me mandat prej pesë viteve, me të drejtë për rizgjedhje vijuese. Gjatë zgjedhjes së përbërjes së parë të Komisionit në përputhje me këtë ligj, katër anëtarë zgjidhen me mandat prej pesë viteve, ndërsa tre anëtarë me mandat prej tre viteve, me të drejtë për rizgjedhje vijuese. Nga radhët e anëtarëve të zgjedhur në paragrafin e këtij neni, Komisioni zgjedh kryetarin me mandat prej një viti, pa të drejtën e rizgjedhjes. Anëtarët e Komisionit duhet të reflektojnë përbërjen e shoqërisë në tërësi dhe gjatë zgjedhjes së anëtarëve të Komisionit zbatohen parimet e përfaqësimit përkatës e të gjitha grupeve shoqërore, parimi i përfaqësimit përkatës dhe i drejtë i pjesëtarëve të bashkësive dhe pjesëmarrje e balancuar gjinore.

Ndaj propozim-ligjit, qëkur ai ishte dërguar nga Qeveria në Kuvend, reaguan nga Rrjeti për mbrojtje nga diskriminimi, prej ku pohojnë se përkundër faktit që MPPS-ja e ka pranuar propozimin e tyre për zgjedhje transparente të anëtarëve të Komisionit për mbrojtje nga diskriminimi, Qeveria nuk e ka miratuar këtë dhe propozim-ligjin në Parlament e ka dërguar në versionin paraprak, që ishte miratuar, e më pas anuluar nga Gjykata Kushtetuese.

– MPPS-së i propozuam të bëjë ndryshimin e dispozitës me të cilën rregullohet zgjedhja e kandidatëve në mënyrë që të garantohet transparencë e procedurës, në zgjedhjen të përfshihen të gjitha palët e prekura dhe të zgjidhen profesionistët më të mirë në këtë fushë. Ministria e pranoi propozimin dhe konstatuam bashkërisht se procedura për zgjedhje mund të avancohet dukshëm dhe t’i afrohet mënyrës së zgjedhjes së anëtarëve të Komisionit Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit, gjë që u tregua si praktikë më e mirë. Në bazë të konsultimeve që i kishim me Ministrinë e Punës dhe Politikës Sociale, vendosëm që bashkërisht t’i përgatisim dispozitat ligjore me të cilat rregullohet procedura për zgjedhjen e anëtarëve të Komisionit për parandalimin dhe mbrojtjen nga diskriminimi, pas çka MPPS-ja informoi se propozim-ligji, me dispozitën e ndryshuar për zgjedhjen e kandidatëve, është dorëzuar në procedurë qeveritare. Megjithatë, propozim-dispozita e ndryshuar që ka të bëjë me zgjedhjen e kandidatëve, nuk figuron në shënimet e publikuara të sajtit të Parlamentit, reagojnë nga Rrjeti, i cili është koalicion i më shumë organizatave dhe shoqatave civile.

Dispozita që e kanë propozuar, mes tjerash, ka parashikuar që lista e kandidatëve për anëtarë të komisionit dhe biografitë e tyre personale të publikohen në ueb-faqet e Kuvendit, ndërsa në afat prej 5 ditëve nga publikimi i listës, të organizohet intervistë e kandidatëve që do të emetohet në Kanalin e

Kuvendit, ndërsa do ta zbatojë Komisioni për seleksionim, në seancë publike të Komisionit për çështje të zgjedhjeve dhe emërimeve të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut. Përveç kësaj, ndryshimet parashikojnë anëtarët e Komisionit për parandalimin dhe mbrojtjen nga diskriminimi t’i propozojë një Komision i posaçëm për seleksionim, i përbërë prej shtatë anëtarëve – nga dy deputetë nga pushteti dhe opozitë, nga dy përfaqësues të shoqërisë civile dhe nga një përfaqësues i Trupit kombëtar koordinues për diskriminim.

Prandaj kërkojnë nga të gjithë deputetët e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut që të mbështesin amendamentin me ndryshime të nenit 18, lidhur me procedurën për zgjedhjen e anëtarëve të Komisionit për parandalim dhe mbrojtje nga diskriminimi.

– U bëjmë thirrje deputetëve që menjëherë ta propozojnë amendamentin me çka do të mundësojnë proces transparent, korrekt dhe gjithëpërfshirës për zgjedhjen e anëtarëve të Komisionit. Konsiderojmë se kjo është një periudhë jashtëzakonisht e rëndësishme kohore për miratimin e një ligji të këtillë dhe për themelimin e një trupi të këtillë në prag të kapitujve për bisedime me BE-në, shprehet Natasha Boshkova, Margini, Rrjetë për parandalimin e diskriminimit.

Ajo sqaron se në ligjin paraprak, i cili ishte miratuar në Parlamentin, e më pas ishte anuluar, nuk ka qenë ky plotësim. Ajo shprehet se nevojitet saktësim i dispozitave në mënyrë që të përshpejtohet procedura për zgjedhjen e anëtarëve të Komisionit, por edhe vendosje të mënyrës transparente sipas shembullit të zgjedhjes së KSHPK-së, ku opinioni i përgjithshëm dhe profesional do të jenë të përfshirë në zgjedhjen e anëtarëve të Komisionit.

– Këtë kërkesë ia dërguam MPPS-së, ata e pranuan dhe me dispozitë të plotësuar e dorëzuan propozimin në Qeveri, por fatkeqësisht, në Qeveri ky propozim ishte refuzuar. Prandaj, u bëjmë thirrje deputetëve që ta parashtrojnë këtë amendament dhe në fund ligji të miratohet me procedurë të saktësuar për zgjedhjen e anëtarëve, shprehet Boshkova.

Ajo paralajmëroi se ka deputetë në Kuvend që konsiderojnë se nevojitet plotësim i procedurës dhe të cilët janë të gatshëm ta parashtrojnë amendamentin në Kuvend.

Me këtë plotësim, shprehen nga Rrjeti, do të mundësohet që anëtarët e Komisionit të jenë persona që do të zgjidhen sipas sistemit të meritave të vlerave, e jo në marrëveshje politike dhe partiake.

Se nevojitet miratim emergjent i ligjit, por edhe saktësim plotësues i dispozitës për zgjedhjen e anëtarëve të Komisionit për parandalim dhe mbrojtje nga diskriminimi, konsideron edhe drejtoresha ekzekutive e Fondacionit Shoqëri e Hapur – Maqedoni, Fani Karanfillova Panovska.

– Konsiderojmë se është e domosdoshme dhe mësa e nevojshme që partitë politike që janë pjesë e Parlamentit ta miratojnë ligjin për parandalimin dhe mbrojtjen nga diskriminimi edhe atë me konsensus, veçanërisht ato parti politike që ishin nënshkruese të Deklaratës për prioritete për miratimin e këtij ligji me çka do të dëshmojnë se nënshkrimi nuk është vendosur në Deklaratën vetëm si shprehje me shkrim e vullnetit në kojë të procesit zgjedhor, por se me të vërtetë besojnë në këtë. Me miratimin e ligjit do të sigurohen mekanizma për mbrojtje nga diskriminimi, do të sigurohet që të gjithë qytetarët të kenë qasje

të barabartë deri te drejtësia dhe mundësi të barabarta. Gjithashtu, u bëjmë thirrje partive politike në Parlament me miratimin e ligjit dhe tekstit të ligjit të mundësojnë zgjedhjen e anëtarëve të Komisionit për mbrojtje dhe parandalim të diskriminimit edhe atë në një proces transparent dhe gjithëpërfshirës për çka organizatat civile janë angazhuar gjatë periudhës së kaluar, thekson Karanfillova Panovska.

Zgjidhja ligjore që tani është në procedurë parlamentare, shprehet ajo, nuk parashikon zgjedhje transparente dhe gjithëpërfshirëse të Komisionit. – Shpresojmë se përmes debatit për amendamentet dhe gjatë seancës plenare do të arrihet zgjidhje në mënyrë që ligji krahas të gjitha risive të tjera që i përmban, të mundësojë edhe proces që do të sigurojë zgjedhje gjithëpërfshirëse dhe transparente të anëtarëve të Komisionit, thekson Karanfillova Panovska.

Ligji që ishte anuluar sivjet në muajin maj, ishte miratuar në maj të vitit të kaluar. Gjykata Kushtetuese në shkurt të këtij viti nisi procedurë për Ligjin për mbrojtje nga diskriminimi meqë është miratuar pa shumicën e nevojshme. E anuloi në maj, meqë pasi që ai sërish është kthyer në Kuvend, pas vetos së presidentit, është dashur të miratohet me shumicë të veçantë, ndërsa kjo në situatën juridike, sipas Gjykatës, është shumicë absolute, gjegjësisht konsensus prej 61 deputetëve, gjë që nuk ka ndodhur me miratimin e tij.

Në këtë moment në vend nuk ka ligj, as trup ku qytetarët mund të drejtohen kur janë shkelur të drejtt e tyre, përveç avokatit të popullit, por ai ka kompetenca të reagojë për shkeljet e të drejtave të qytetarëve në sektorin publik, e jo në atë privat.