Liderët botërore sot vendosin për ndihmë për Libanin

Londër, 9 gusht 2020 (MEDIAL) – Me iniciativë të presidentit francez Emanuel Makron dhe KB-së, liderët botërorë do të vendosin sot, në ditën e pestë pas shpërthimit katastrofik në Bejrut, për të mbledhur fonde për Libanin në një video samit.

Samiti virtual është caktuar për në orën 14, ndërsa presidenti amerikan Donald Tramp ka thënë se ai planifikon të kyçet në bisedime.

Vlerësohet zyrtarisht se shpërthimi i 2.750 ton nitrat amoni në portin e Bejrutit shkaktoi një dëm material prej rreth 15 miliardë dollarëve, vdekjen e 158 personave, 5.000 të lënduar dhe madje 300.000 të pastrehë.

Disa mijëra njerëz dje dolën në rrugët e Bejrutit në shenjë proteste kundër Qeverisë, ndërsa policia përdori gaz lotsjellës kur protestuesit filluan të hedhin gurë dhe të sulmonin ndërtesat e ministrive libaneze. mb/