Lëvizja Besa u dërgoi ftesë të gjitha partive politike shqiptare për takim të përbashkët
Shkup, 1 nëntor – Ashtu siç edhe njoftoi sot më herët Zhurnal, partia politike Besa sot do të dërgojë ftesë për të gjitha partitë e shqiptarëve për takim të përbashkët, informoi sot sekretari i përgjithshëm i partisë Arianit Hoxha.
Në takim duhet të bisedohet për ndryshimet e amendamentit 5 të Kushtetutës të cilat i kërkon Besa, gjegjësisht të ndryshohet formulimi “gjuhën të cilën e flasin 20 për qind të qytetarëve” me “gjuhën shqipe”.
Sekretari i përgjithshëm i Besës, Hoxha deklaroi se në takim mund të marrin pjesë edhe ato parti të shqiptarëve të cilat kanë interesim, ndërsa te të cilat nuk do të dërgohet ftesë.
Takimi pritet të mbahet pasi t’i marrin përgjigjet nga të gjitha partitë, ndërsa Hoxha pret që kjo të jetë javën e ardhshme./Zhurnal.mk