Lëvizja Besa: Ngjarjet e fundit në Tabanoc janë pasqyra reale e gjendjes së shtetit tonë

Shkup, 28 dhjetor – Lëvizja Besa përmes një kumtese për media ka potencuar se mërgimtarëve po u meret ryshfet nga policia kufitare dhe për këtë ata bazohen te aksioni i fundit policor e ku u arrestuan rreth 12 policë, informon Zhurnal.

Sipas tyre, policia në vend se të parandalojë krimin, ato janë vet pjesë e ngjarjeve zhvatëse, e kjo e pasqyrojnë gjendjen e shtetit tonë. Për këtë ata bazohen te fotografitë e zv.komandantit të kufirit në Tabanoc me funksionarë të lartë të BDI-së.

“Pyesim publikisht MPB-në se kjo zhvatje me uniformën e policisë çfarë mbrojtje dhe përkrahje politike ka pasur nga funksionarët e lartë të BDI? A mos vallë garancën për korrupsionin e tillë, të arestuarit e mbrëmshëm e kanë pasur nga afërsia dhe miqësia me zyrtarët e BDI për ruajtjen e paprekshmërisë së tyre në reket dhe mitmarrje.

Pasi që bëhet fjalë për skandal me të arrestuar policë me uniformë, të cilët e kanë nxirrë imazhin e policisë dhe shtetit, kërkojmë DORËHEQJE morale nga Ministri dhe Zv Ministri i MPB- së, i cili përveç fotografive me zv Komandatin e arrestuar në Tabanoc, ditë më parë ishte i përfshirë në SKANDAL direkt, ku natën e kaloj në një hotel në Turqi ku supozohet se ka kushtuar 20 mijë euro. Kërkojmë gjithashtu që organet e drejtësisë rastin ta trajtojnë me seriozitet dhe nën fuqin e ligjit, duke i nxjerrë para drejtësisë autorët e ngjarjes së dhe të gjithë të tjerët që i kanë lejuar në zhvillimin e kësaj veprimtarie sa kriminale po aq dhe poshtruese”, thonë nga L.Besa./Zhurnal.mk