Lëvizja Besa: Naser Zyberi nuk e luan rolin e avokatit të popullit, por të BDI-së dhe liderit të saj
Shkup, 29 dhjetor – Në Maqedoninë e Veriut jo vetëm gjykatat, por edhe Institucioni Avokati I Popullit është nën ndikimin politik të partisë në pushtet BDI-së. Avokati i Popullit Naser Zyberi në emisionin 200 në Alsat nuk flet për qytetarin dhe të drejtat e tij, por flet me superlativa për liderin e BDI-së, Ahmeti i cili pasi nuk e bëri kryeministër e bëri Avokat të Popullit në fakt avokat personal të tij.
Ne shprehim indinjatën tonë në lidhje me deklaratën e Naser Zyberi dhënë në emisionin 200 në Alsat me të cilën deklaron se kur do të vijë momenti do të ulet dhe do të bisedoj me ‘kryetarin Ahmeti’jo për të drejtat e qytetarëve, por për mundësinë e ushtrimit të pozicionit të kryeministrit duke i’u referuar kryetarit të BDI-së me fjalët kryetar, lider, mësues, i pari.
Me këtë ai na bën të kuptojmë se ai nuk flet në pozicionin që ka të mbrojë popullin, por flet në cilësinë e anëtarit të BDI-së. Vlerësojmë se funksioni primar i institucionit Avokat i popullit është që të mbrojë të drejtat kushtetuese dhe ligjore të qytetarëve kur ato shkelen ose cenohen nga aktet, veprimi ose mosveprimi i organeve të administratës shtetërore dhe organeve të tjera që ushtrojnë autorizime publike.
Jo vetëm kaq, Avokati i popullit ka obligim dhe detyrë që të promovoj liritë dhe të drejtat themelore të njeriut dhe qytetarit përmes monitorimit të gjendjes faktike se sa respektohen të drejtat dhe liritë themelore të njeriut, implementimit të aktiviteteve hulumtuese dhe kërkimore, organizimit të aktiviteteve edukative, informimit të rregullt dhe efikas të opinionit publik, bashkëpunimit të mirëfilltë me sektorin civil, organizatat ndërkombëtare nga lëmi e të drejtave të njeriut dhe botën akademike, si dhe ndërmarrjen e aktiviteteve të tjera promovuese dhe preventive për mbrojtjen e lirive dhe të drejtave themelore të njeriut dhe qytetarit.
Naser Zyberi i ashtuquajtur Avokat i Popullit i cili nuk posedon as kapacitetin intelektual dhe moral të përfaqësojë qytetarët është vënë në mbrojtje të liderit të BDI-së, Ali Ahmeti para të cilit jep edhe llogari. Se si dhe me sa përkushtim e kryen punën e tij Avokati i Popullit flet edhe vetë fakti që në bazë të Raportit të Komisionit Evropian për Maqedoninë e Veriut të vitit 2022 pranë Gjykatës Evropiane për të drejtat e njeriut janë të regjistruara 813 aplikime, gjegjësisht lëndë të parashtruara nga ana e qytetarëve të Republikës së Maqedonisë së Veriut të cilët nuk kanë gjetur drejtësinë e merituar në sistemin tonë gjyqësor, gjegjësisht të cilëve u janë shkelur të drejtat dhe liritë themelore nga institucionet e Republikës së Maqedonisë së Veriut, ku vetëm gjatë vitit 2022 janë sjell 11 aktgjykime në të cilat GJEDNJ ka konstatuar shkelje të lirive dhe të drejtave themelore të njeriut siç është e drejta për gjykim në afat të arsyeshëm, ndalesa e torturës, liria e lirë e mendimit, etj.
Po në të njëjtin raport shënohet se Republika e Maqedonisë së Veriut duhet që të implementoj rekomandimet e dhëna nga ana e Komisionit Europian në vitin 2021 lidhur me mbrojtjen e të drejtave të njeriut dhe parandalimin e torturës.
Gjithashtu, Komisioni Evropian është i shqetësuar për gjendjen e mjerueshme të burgjeve, mos respektimin e të drejtave të njeriut në këto institucione dhe sugjeron që menjëher të ndërmerren masat e nevojshme për përmirësimin e kushteve në këto institucione. Por çfarë mund të presim nga një figurë politike e vënë në shërbim të liderit të partisë në pushtet BDI-së, i cili nuk është i aftë të sigurojë buxhetin për institucionin, nuk ka kapacitet për të mbrojtur qytetarët, nuk ka njohuri themelore se çfarë nënkupton institucion Avokat i Popullit.
Por, me deklaratën e fundit në emisionin 200 se Ahmeti i ka ofruar poste të ndryshme dëshmon se ai institucionin Avokat i Popullit e konsideron parti politike për ti realizuar aspirate e tij e jo si institucion i popullit. Kërkojmë nga Avbokati I Popullit të jep përgjegjësi para opinionit, të jep llogari për shkeljet që janë bërë ndaj qytetarëve të pafajshëm, për kushtet e vështira në burgjet dhe për mobingun që u bëhet qytetarëve, në të kundërtën ai sa më parë duhet të largohet nga ai Institucion. Pra, Zyberi që mban pushtetin nga koha e komunizmit duhet të zgjedh njërën rrugë ose të vihet në shërbim të qytetarëve dhe drejtësisë ose të shkojë atje ku edhe e ka vendin në BDI pranë Ahmetit.
Gjithashtu, kujtojmë Avokatin e Popullit se ai ka obligim kushtetues dhe ligjor që të jetë i pavarur dhe nuk guxon që të ndikohet nga asnjë faktor në ushtrimin e detyrës së tij. Është e patolerueshme dhe në kundërshtim me aktin më të lart juridik të një shteti dhe të drejtën e tij pozitive që Avokati i popullit të shpreh publikisht preferenca politike. Prandaj për arsyet që theksuam më lartë vlerësojmë se i njëjti nuk ka kredibilitet dhe integritet për të ushtruar pozicionin e Avokatit të popullit.
Si rezultat I punës së Zyberit dhe shumë zyberave të tjerë besimi I qytetarëve ndaj institucioneve të drejtësisë përfshi edhe Avokatin e Popullit është në nivelin më të ulët në dhjetë vitet e fundit. Kërkojmë edhe nga organizmat ndërkombëtare që ta shfrytëzojnë kredibilitetin e tyre dhe largojnë militantët partiak nga institucioni. Në anën tjetër dëshirojmë t’ia kujtojmë avokatit se korrupsioni nuk luftohet duke raportuar para partisë, por para institucioneve ndërkombëtare dhe para qytetarëve apo mos ndoshta edhe Ju jeni në atë post si rezultat i ndonjë marrëveshje politiko-korruptive. Thirrjet e ambasadores se SHBA ne Maqedoni, se korrupsioni duhet të luftohet si duket nuk kanë shkuar ende në zyren e Avokatit te Popullit ndoshta ai ka ndryshuar adresë dhe është transferuar në BDI.
Fatmir Sabriu – BESA, Departamenti i Drejtësisë