Letër e hapur zonjës Vjosa Osmani

E nderuar zonja Osmani, mos e braktisni Lidhjen Demokratike të Kosovës, por ndiqni shembullin e subjekteve politike perendimore, krijoni „Fraksionin Partiak brenda LDK-së!” Administrativisht është e lejueshme, bazuar edhe në ligjet e Kosovës!

Në fakt një grup i deputetëve, elektorati dhe mbështetsit do të donin, që ju të jeni njeriu i parë i LDK-së, por meqë kështu erdhi fundi, vazhdoni e qëndroni! Tani ka ardhur dita…., dhe mos u tërhiq nga LDK-ja , sepse në demokraci, posti politik është për ta mbrojtur shtetin dhe çuar lartë idealet!

Sido që të jetë me LDK ose pa të , Vjosa Osmani jeni futur në historinë e Kosovës për vlera të mirëfillta dhe qëndrime korrekte në mbrojtjen e intersit të shtetit të Kosovës dhe qytetarëve të saj ! Kjo ka më shumë rëndësi se gjithçfarë tjetër!

Të gjithë duhet ta ngrisim zërin se mbështeja ndaj  Vjosa Osmanit është mbështetja e parimeve të demokracisë!. Legjitimiteti fitohet vetëm me vota. Vjosa e ka mbështetjen, të tjerat janë kalkulime që nuk do ti sjellin dobi atyre.