Lëndohet rëndë një punëtor në Shkup

/

Një punëtor nga Shkupi ka marrë lëndime të rënda trupore derisa ka kryer punët ndërtimore për kompaninë në lagjen Ilinden, njoftoi MPB-ja.

“Dje në orën 13.37 në SPB Shkup është lajmëruar se në kompleksin e klinikave ‘Nënë Tereza’ me lëndime të rënda trupore është sjellë personi V.S (59) nga Shkupi”, thonë në MPB.

Sipas asaj që njoftohet, ai është lënduar derisa ka kryer punët ndërtimore për kompaninë në lagjen Ilinden të Shkupit. Po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit.