Lejkërs mposhtën Denverin dhe e i dhanë fund serisë prej tre humbjeve

Orlando, 11 gusht 2020 (MEDIAL) – Skuadra Los Anxhelos Lejkërs herët në mëngjes shënoi fitore ndaj Denver me rezultat 124:121 dhe i dha fund serisë prej tre humbjeve radhazi.

Në ndeshjen, e cila ishte e barabartë deri në fund, më së shumti pikë në ekipin fitues, shënoi Lebron Xhejms – 29, me gjithsej 12 kërcime.

Tek ekipi i Denverit, P.J. Dozier shënoi 18 pikë.

Në dy ndeshjet e tjera në NBA, të luajtura të hënën mbrëma ndaj së martës, Toronto mundi Miluokin me rezultat 114:106, ndërsa Majami mundi Indiana Pejsers me rezultat 114:92. bs/bsh/

Таг