Legjenda e WWE, The Great Khali ka bërë një transformimi serioz të trupit të tij – rikthehet në fillimet e karrierës

The Great Khali, emri i vërtetë i tij është Dalip Singh Rana u bë indiani i parë që arriti të futej në WWE dhe të fitonte titullin në vitin 2007.

Legjenda e sportit luftarak debutoi në vitin 2006 në SmackDown, derisa kishte një takim të zjarrtë ndaj The Undertaker.

Ai u pensionua në vitin 2014 nga WWE, mirëpo u rikthye në vitin 2017 për të ndihmuar Jinder Mahal në mposhtjen e Randy Orton në mënyrë që të mbrojë titullin.

Por, së fundmi 47-vjeçar ka postuar një foto në rrjetet sociale duke treguar fizikun e tij të mahnitshëm.

Sipas asaj që raporton Sportskeeda, Khali e fillon ditën me një lëng portokalli, dy gota me qumësht, tetë veze dhe 100 gram me fruta të përzier.

Nga kjo recetë, indiani duket si në fillimet e tij në WWE, pasi trupi i tij i transformuar është me muskuj të dalluar.

Image