Largohet nga Juventusi

Blaise Matuidi zyrtarisht ka prishur kontratën e tij me Juventusin dhe pritet që gjatë javëve edhe zyrtarisht ti bashkohet Inter Miamit në MLS

Mesfushori 33 vjeçar i ishte bashkuar bardhezinjve nga PSG në verën e vitit 2017 për 25 milionë euro plus bonuset.

“Mesfushori francez pritet të largohet nga Juventus pas tri viteve ku ka fituar pesë trofe me klubin”, thuhet në deklaratën e klubit.

“Me ngjyrat tona në kurriz ai ka luajtur me zemër dhe ka dhënë maksimumin për çdo ndeshje: duke bërë presion të kundërshtarët, ka vrapuar shumë dhe ka dhënë shumë për skuadrën”, thuhet tutje në deklaratë.