Lampard: Nuk kemi dërguar ofertë për Havercin

Londër, 24 qershor 2020 (MEDIAL) – Menaxheri i Çellsit, Frenk Lampard, i komentoi spekulimet e vazhdueshme lidhur me interesimin e klubit për talentin gjerman, Kai Haverc.

“Ai është lojtar i shkëlqyeshëm, por nuk do të komentoj lojtar të ekipeve tjera. Ende nuk kemi dërguar kurrfarë oferta”, tha ai.

Nesër “blutë” e Londrës do të jenë nikoqir të Mançester Sitit, me shpresë se do të bëjnë edhe një hap drejt kualifikimeve për Ligën e Kampionëve. Lampard tha se nuk ka probleme me lëndimet në ekip.

Ai foli dhe për Uilianin dhe Pedron, të cilët i vazhduan kontratat e tyre deri në fund të sezonit, por, me siguri, do ta braktisin klubit pas përfundimit të tij.

“Ne ende bisedojmë me lojtarët, posaçërisht me Uilianin. Ndjehem i bindur se do të qëndrojë. Vazhdojmë të flasim dhe të shohim”, shtoi legjenda e Çellsit. bsh/

Таг