Lampard: Liverpuli dhe Siti vendosin standarde të reja në Angli

Londër, 26 qershor 2020 (MEDIAL) – Liverpuli dhe Mançester Siti vendosin standarde të reja që ekipet e tjera nga Premier Liga duhet të ndjekin, deklaroi menaxheri i të “bluve”, Frenk Lampardi pas fitores së tij 2:1 mbi Pep Gardiolën dhe Sitin.

Pikërisht ekipi i Londrës i bëri “të kuqtë” nga Mersisajdi kampionë të enjten në mbrëmje.

Lampardi. i cili mori tre tituj me Çellsin si futbollist, e uroi Liverpulin gjatë konferencës për shtyp pas ndeshjes.

“Mendoj se në tre sezonet e fundit Liverpuli dhe Siti garuan njëri kundër tjetrit, larg nga të gjithë të tjerët. Këto dy ekipe mbaruan shumë punë që ta mbërrijnë këtë nivel. Dallimi me të tjerët është i madh, por duhet ta fshijmë. Ne duam të zhvillohemi dhe të jemi pranë dy ekipeve më të mira në botë.  Sërish, e uroj Liverpulin për atë të e bëri”, tha Lampardi.

Çellsi është në vendin e katërt të listës  dhe është me 32 pikë pas Liverpulit. ar/

Таг