Shqipëri/ Konsumohen 11 ton akullore me përmbajtje kancerogjene

AKU ka publikuar të dhënat mbi bllokimin e akulloreve të kompanisë “Mars” në Shqipëri pasi në to u konstatuan përmbajtje kancerogjence si oksidi i etilenit. Mësohet se këto produkte janë sjellë nga dy kompani në Shqipëri gjatë muajve të ndryshëm. Totali i akulloreve me përmbajtje kancerogjene ka qenë ka qenë 16 ton.

Nga këto, rezuton se 11.7 ton janë konsumuar, kurse pjesa tjetër është mbledhur nga tregu duke u shkatërruar.

Alarmi për akulloret u dha disa javë më parë nga BE pasi kompania kishte konstatuar përmbajtjen kancerogjene në disa prej produktet e saj duke njoftuar tërheqjen nga tregjet e Bashkimit Europian. Shqipëria reagoi me vonesë ndaj kësaj situate duke bërë që produktet e rrezikshme të futeshin në vend, dhe një pjesë e mirë e tyre të konsumohen.Ndërkohë, në magazinat e dy kompanive që kanë importuar këto akullore janë gjetur edhe 20 ton të tjera, të cilat sipas AKU-së janë shkatërruar.