Qeveria e re, Varhelyi: Urime Edi Rama, pres me padurim të punoj me ju

Komisioneri për Zgjerim në Bashkimin Evropian, Oliver Varhelyi, ka uruar përmes një postimi në “Twitter” kryeministrin Edi Rama dhe qeverinë shqiptare për marrjen e detyrës pas betimit në Presidencë ditën e sotme.

Varhelyi shkruan në mesazhin e urimit se mezi pret të fillojë punën me qeverinë e re për integrimin e Shqipërisë në BE dhe thekson se shteti i së drejtës duhet të jetë në rendin e ditës së kësaj mazhorance.

Gjithashtu Varhelyi e vë theksin tek një dialog konstruktiv mes aktorëve të brendshëm, si një çelës të fortë për integrimin në Bashkimin Europian.

“Urime Edi Rama dhe qeverisë shqiptare në marrjen e detyrës. Pres me padurim të punoj me ju dhe pres që integrimi në BE dhe sundimi i ligjit të shfaqen në rendin e ditës. Dialogu konstruktiv politik dhe çelësi i fortë koordinimi për anëtarësimin në BE”, shkruan Varhelyi në Twitter.