Kryeministri Rama vizitoi Akademinë Ushtarake në Nju Jork dhe ‘ngriti studentët në këmbë’: Leje për të gjithë në fundjavë

Kryeministri Edi Rama e ka nisur mëngjesin e sotëm me një video nga momenti i veçantë i pritjes në Akademinë Ushtarake “West Point” në Nju Jork. I shoqëruar nga ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi dhe ambasadorja e SHBA, Yuri Kim, kryeministri u shfaq përballë qindra studentëve të Akademisë Ushtarake për t’i dhënë lajmin e mirë se të gjithë do të kenë mundësi për një leje kalimi pa pagesë në mënyrë që t’a përdorin gjatë fundjavës.

“Unë këtu u garantoj kadetëve një leje kalimi pa pagesë për t’u përdorur në ditën e kolombit në fundjavë”, shprehet Rama, ndërsa studentët nuk përmbahen dhe fillojnë brohoritjet dhe përqafimet nga lumturia.

Vetëm 2 ditë pas betimit të qeverisë, kryeministri ka nisur vizitën e tij në SHBA, në kuadër të sesionit të 76-të të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara. Kjo vizitë është zhvilluar në kuadër të bashkëpunimit të nisur për binjakëzimin me Akademinë e Forcave të Armatosura Shqiptare.

https://www.facebook.com/edirama.al/videos/556074342270078