Ish-kryeprokurori pas hekurave/ 2 vite burg për Adriatik Llallën

Gjykata e Posaçme e Apelit la në fuqi vendimin e datës 20 maj të shkallës së parë dhe rrëzoi të gjitha pretendimet në fuqi. Ai është dënuar Me dy vite burg dhe heqje e drejtës për të ushtruar funksione publike për 5 vjet.

Ky vendim është i formës së prerë dhe pritet arre sti mi i tij. Kujtojmë se nëse shpallet fajtor ai është ish-zyrtari më i lartë i Prokurorisë i dënuar, ndërsa nuk përfiton zbritje dënimi nga gjykimi i shkurtuar.

Ish-Kryeprokurori i Përgjithshëm, Adriatik Llalla ka ankimuar dënimin me 2 vite burg në Shkallë të Parë për akuzën e fshehjes së pasurisë në 3 raste.

Duke iu bindur hetimit të SPAK, Gjykata urdhëroi kërkesën për konfiskim të gati 22 mijë metrave katrorë truall dhe një apartamenti në Durrës dhe aprovoi si dënim shtesë edhe mohimin për të marrë funksione publike për pesë vite.

Mbrojtja e Llallës këmbënguli më herët se nuk kishte fshehur asgjë përveç shpenzimeve të Gjermanisë që ishin harruar të deklaroheshin nga gabimi njerëzor.

Mirëpo, Gjykata gjeti të provuar të kundërtën, edhe për tokat që sipas hetimit të SPAK u rivlerësuan disa fish më tepër nga vlera që ishin blerë edhe për faturën spitalore në SHBA dhe kostot për ndërtimin e një shtese.

Shefja e diplomacisë amerikane në Tiranë, Yuri Kim, i kërkoi kreut të SPAK, Arben Kraja një ditë më parë që të mos kurset askush i korruptuar.

Kujtojmë se Departamenti i Shtetit deri më tani ka vënë një shënjestër me masë ndalimi ndaj disa personazheve në Shqipëri, politikanë si Sali Berisha, Vangjush Dako dhe Tom Doshi dhe ish-kryeprokurorin Adriatik Llalla.