Ilir Meta thërret parlamentin e ri më 10 shtator

Presidenti Ilir Meta ka dekretuar datën 10 shtator për mbledhjen e seancës së parë të Kuvendit të ri që doli nga zgjedhjet e 25 prillit.

Në seancë do të konstituohet legjislatura e dhjetë e Kuvendit dhe do të votohet kryeparlamentari i ri që do të pasojë Gramoz Ruçin.

Pas kësaj seance i hapet rruga mandatimit zyrtar të Edi Ramës për formuar qeverinë e re dhe për të bërë betimin para Presidentit, Ilir Meta.

Seanca do të mbahet një ditë pasi kryeministri Rama të shpallë kabinetin e ri qeveritar.

Një ditë para kësaj mbledhjeje Partia Socialiste do të mbledhë Asamblenë e Përgjithshme, ku kryeministri Edi Rama pritet të prezantojë emrat e qeverisë së re të dalë nga zgjedhjet e 25 prillit.

Në zgjedhjet e fundit parlamentare, PS mori 74 deputetë, PD dhe koalicioni 59 deputetë, LSI 4 dhe PSD e Tom Doshit 3 deputetë.