Fevziu për Kurtin: Inshallah do e bëje bashkimin e Shqipërisë me Kosovën

Analisti Baton Haxhiu duke folur për raportet mes Kryeministrave Rama dhe Kurti, tha se Albin Kurti synon bashkimin e Shqipërisë me Kosovën, por sikurse e cilësoi ai këtë e bën për qëllime feudale.

Në studion e emisionit “Opinion”, Haxhiu tha se Kurti e ka Kosovën trampolinë për të arritur aty ku do.

Pjesë nga biseda

Haxhiu: Albini e ka garën me të ardhmen, sepse e e vetmja pengesë për të është ky (referuar Ramës).

Fevziu: Përplasja lidhet me ambicjet e gjithsecilit?

Haxhiu: Albini e ka Kosovën trampolinë për të arritur aty ku do.

Fevziu: Kush është ajo që do?

Haxhiu: Bashkimi i Kosovës me Shqipërinë.

Fevziu: Inshalla po ta ketë atë mendje.

Haxhiu: E ka mendjen sepse nuk i mjafton në lëkurën e tij nuk i arrin atë që ka. Ambicjet e tij janë feudale që të arrijë atë më të madhen. Të gjithë njerëzit si Albin Kurti e kanë një ambicje historike më të madhe se ambicja politike momentale.