‘Do të jetë dita ime më e bukur’, Rama në Kuvend: Gjithçka për një rritje domethënëse të pensioneve! Nuk është premtim, por angazhim solemn

Nga salla e Kuvendit, Kryeministri Rama bëri një angazhim të madh për të gjithë pensionistët. Rama tha se do të bëhet gjithccka që është e mundur për të pasur një rritje domethënëse të pensioneve. “Në fushatë nuk kemi premtuar asgjë as për pensionistët jo se nuk e dimë që ata nuk e meritojnë të shpërblehen. Por nuk kemi mundur dot dhe nuk mundemi akoma dot sepse honi kërcënues i hapur për shumë e shumë vite nga skema e njohur e pensioneve. Megjithëse sot është ngushtuar honi ende nuk është mbyllur që ne të hedhim hapin përpara me një rritje domethënëse.

Unë dua të them sot, jo nga foltorja e fushatës por nga foltorja e këtij Kuvendit të gjithë gjyshere dhe gjyshërve se një plan për ta është në tryezë për ta. Do të jetë dita më e bukur e jetes sime publike dhe politike të marr shpërblim buzëqeshjen e tyre të bekuar për një rritje të konsiderueshme të pensioneve të tyre. Ju lutem mos e quani premtim përpara Kuvendit por një angazhim solemn për të bërë gjithccka që është e mundur. Ia vlen të bëjmë maksimumin”, tha Rama.