Ambasadorja e SHBA-së në Tiranë: Amerika kanë qenë me Shqipërinë që 30 vjet, do të jetë edhe 30 të tjera e tutje

Ambasadorja e ShBA-së në Shqipëri, Yuri Kim, ka thënë që është madhështore që në Washintgon po koordinohen hapat e ardhshëm për raportet SHBA-Shqipëri.

Në një shkrim në Twitter, ambasadorja thotë se vazhdojnë të jenë serioz në lidhje me korrupsionin teksa mbështesin një Shqipëri më demokratike.

Tutje thekson se SHBA-të kanë qenë me Shqipërinë në 30 vjetët e fundit, do të jenë edhe 30 të tjera e tutje.

“Madhështore që në Washington po koordinohen hapat e ardhshëm në marrëdhëniet mes Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Shqipërisë. Është e qartë se jemi serioz në lidhje me korrupsionin – përfshirë 7031 (c) emërtimet – ndërsa mbështesim një Shqipëri më demokratike, më të fortë dhe më të begatë. Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë qenë me Shqipërinë për 30 vitet e fundit; ne do të jemi me ju për 30 vjet tjera e edhe më tej”, ka shkruar Kim në Twitter.