Zjarri afër fabrikës “Ohis” është vënë nën kontroll, një nga zjarrfikësit përfundoi në spital

Shkup, 5 gusht – Zjarri afër fabrikës “Ohis” është vënë nën kontroll, konfirmoi për MIA-n zëvendës-shefi i Njësisë zjarrfikëse të Shkupit, Zvonko Tomeski. Ai informoi se me siguri ekzistojnë tre pika ku ka filluar zjarri, si dhe se për momentin po punohet në shuarjen e tij të plotë.

Tomeski deklaroi se shkaku për shpërthimin e zjarrit ende nuk dihet, por se po punohet në ndriçimin e rastit dhe se me siguri do të konstatohet shkaku I tij.

“Për momentin po punohet në shuarjen e zjarrit, shkaku i shpërthimit nuk dihet, por organet hetuese janë në vendin e ngjarjes, ngadalë po ndriçohet dhe me siguri do të konstatohet shkaku për shpërthimin e tyre”, theksoi Tomeski.

Përndryshe, në shuarjen e zjarrit është lënduar një zjarrfikës I cili, siç tha Tomevski, pasi që ka thither ty, menjëherë është dërguar me Ndihmën e shpejtë në spital dhe në çdo moment priten informata për gjendjen e tij shëndetësore.