Zjarr i ri në afërsi të Deponisë komunale të qytetit në Veles

Veles, 6 gusht – Vonë pasdite, në orën 17:30 shpërtheu një zjarr i ri në afërsi të lagjes Durutovec, te autostrada Veles – Shtip në afërsi të Deponisë së qytetit në Veles.

Në teren me stuhinë e zjarrit po luftojnë 15 zjarrfikës nga dy departamente të NJTZ në Veles, me automjete – cisterna zjarrfikëse dhe xhipa po bëjnë përpjekje të mëdha që zjarri të mos i kaplojë vilat të cilat janë në afërsi, informuan për MIA-n nga NJTZ Veles.

Në ndihmë pritet të vijnë edhe kolegë të tyre nga NJTZ Veles, ndërsa me qëllim që zjarri të parandalohet që të jetë në përmasa më të mëdha.