Zgjedhjet lokale, kjo është renditja e partive në fletëvotime

Shkup, 21 shtator – Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve ka mbajtur shortin për renditjen e partive politike në fletëvotim në zgjedhjet e 17 tetorit. Partitë garojnë si koalicione dhe si të vetme, varësisht komunave dhe marrëveshjeve paraprake. Në listë janë gjithsej 122 parti, koalicione, kandidatë dhe lista të pavarura. KSHZ-ja njoftoi se një ditë para ditës së zgjedhjeve mund të votojnë edhe personat me vendim për izolim të cilët do të duhet të paraqiten në organet komunale zgjedhore, pesë ditë para ditës së zgjedhjeve.

Renditja në fletëvotim;

Opsioni Qytetar për Maqedoninë – GROM
Lëvizja “Të vendosur për ndryshime” – LDP dhe DOM
Bashkimi Demokratik për Integrim
Koalicioni “Të gjithë bashkë” i përbërë nga BDI, ASH dhe AAA
Aleanca për Shqiptarët
Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa
VMRO-DPMNE dhe Koalicioni “Ripërtëritja e Maqedonisë”
Partia Demokratike e Turqve të Maqedonisë
LSDM
Alternativa
PDSH
Koalicioni “Më e mira për komunën time”, i udhëhequr nga LSDM
13 Partia për Lëvizjen e Turqve në Maqedoni
VMRO – Partia popullore
“E Majta”
Lëvizja Besa