Zaev: Solidariteti funksionon, do të kompensohen dëmet që u shkaktuan nga zjarri

Jemi të bashkuar dhe po bëjmë gjithçka mundemi. Prioritet janë jetët e njerëzve, janë nëntë njerëz që kanë thithur tym dhe ndodhen për mjekim në spital. Nuk kemi jetë të rrezikuara, deklaroi mbrëmë kryeministri Zoran Zaev, i cili ishte për vizitë në Koçan.

Ai theksoi se Qeveria do të gjejë mënyrë për ta kompensuar dëmin material, pa dallim nëse bëhet fjalë për kulme të djegura, shtëpi apo për kafshë të shkatërruara.

“Me rëndësi është të dinë se solidariteti në shtet funksionon. I tërë sistemi është vënë përmes QMK, Drejtorisë për mbrojtje dhe shpëtim me NJZ dhe shtabet komunale funksionojnë, duke pasur parasysh se vetëm sot janë locuar 13 zjarre të cilat po tërbojnë në territorin e vendit. Zjarre ka edhe në fqinjësi. Me rëndësi t’i ndajmë të gjitha resurset dhe me rënësi është që të gjithë jemi aktivizuar”, theksoi mbrëmë kryeministri në Tërkanje të Koçanit, ku ishte i shoqëruar nga ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe, kryetari i Komunës së Koçanit, Nikollço Ilijev dhe drejtori i QMK-së, Stojançe Angellov.

Kryeministri u shprehi falënderim edhe ushtrisë dhe policisë, të cilët, siç përmendi, nuk janë trajnuar për shuarje të zjarreve, por megjithatë janë shumë të rëndësishëm në menaxhimin e qytetarëve, të cilët janë në panik nga situatat e këtilla, si dhe në evakuimin e popullatës civile.

Zaev theksoi se ai, FIlipçe, Angellov dhe Ilijev tërë natën do të mbeten atje sepse, siç tha, janë të rëndësishme vlerësimet që do të bëhen pas mesnate në orët e mëngjesit, për shkak të veprimit të helikopterëve në territorin e mbarë vendit.

“Për fat të keq po digjen mjaft male në vendin tonë. Dhe u organizuam nesër në mëngjes sepse as tek ne as në cilin do vend, helikopterët nuk funksionojnë natën. Mund të humben jetë, nuk dihet, mund të lëndojnë njerëz të cilët diku mund të kenë hyrë me qëllimin më të mirë për të ndihmuar. Prandaj sipas rregullave helikopterët do të operojnë gjatë ditës”, theksoi mbrëmë Zaev.

Ai përkujtoi se presidenti Stevo Pendarovski ka biseduar me presidentin bullgar, Rumen Radev për ndihmë, ndërkaq ai vetë ka kontaktuar me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq, i cili ka konfirmuar se do të na japin disa helikopterë. Ka biseduar edhe me kryeministrin teknik bullgar, Stefan Janev në drejtim të veprimit të përkohshëm me të gjitha resurset e disponueshme.

Zaev përmendi se rrethanë lehtësuese është ajo që era është qetësuar, e cila dje arriti shpejtësi deri 27 metra në sekondë, ndërsa për sot parashikimet janë se do të jetë 19 metra në sekondë.

“Kjo do të thotë se në mëngjes duhet të veprojmë dhe të parandalojmë gjithçka që mund të jetë vatër, e cila së pari do të rrezikojë njerëz, e më pas shtëpitë, e më tutje gjithsesi edhe malet të cilat po digjen në vend”, tha mbrëmë Zaev dhe shtoi se për momentin janë të rrezikuara edhe rajonet në Makedonski Brod, Dellçevë dhe Pehçevë…

Ai përmendi se temperaturat e larta do të vazhdojnë edhe sot dhe nesër, por nga e enjtja pritet ndryshim i kushteve të motit, por megjithatë, siç tha, të gjithë kompetentët dhe qytetarët duhet të jenë vigjilentë dhe të fokusuar.

Lidhur me gatishmërinë e shërbimit zjarrfikës në përgjithësi për reagim me kohë, kryeminsitri theksoi se bëhet fjalë për sfida sistematike, se ka ripërtëritje gjatë viteve, me automjete, por megjithatë, konsideron se ajo duhet të bëhet me tempo akoma më të madhe.

Zaev përkujtoi se janë të vendosur problemet sistematike rreth rrogave të zjarrfikësve, ndërsa në të ardhmen nevojitet të rritet kapaciteti I tyre, me sa më shumë automjete zjarrfikëse.

“Komunat nuk kanë kapacitet vet ta bëjnë atë, por duhet të hyjë shteti me linjë kreditore apo të caktojë mjete adekuate buxhetore për t’I rritur gjithsesi ato resurse të cilat na nevojiten. Një nga shkaqet përse bëmë edhe solidarizim me Serbinë dhe Shqipërinë. Marrëveshja që e nënshkruam është mu për mbrojtje dhe shpëtim në rast të katastrofave, në zjarre të këtilla, vërshime, termite apo ngjashëm. Ja, po veprojmë. Nesër do t’I shohim aktivitetet e këtilla”, tha Zaev.

Kryeministri shtoi se “”kanaderët” kanë ateruar dhe se Qeveria do të tentojë të sjellë vendim për furnizim të shpejtë nga Kroacia për servisim. Kryeministri deklaroi se kjo do të bëhet që nesër për t’u evituar të gjitha ato procedura të ngadalshme rreth furnizimeve publike.

“Tani e kemi bazën në pajtim me Ligjin, kur me të vërtetë duhet të veprohet shpejtë. Besoj se edhe Byroja për furnizime publike me vendim të Qeverisë, nëse nevojitet do të bëjmë intervenim të shpejtë për servisim., përkatësisht mirëmbajtje, që do ta lejojë shkaku përkatësisht do ta mënjanojë arsyen dhe do të lejojë të fluturojnë “kanaderët'”, shtoi Zaev.