Zaev: Politikat e suksesshme ekonomike të Qeverisë japin rezultate

Shkup, 12 shtator – Investimet, punësimet dhe pagat më të larta e ndryshojnë jetën për më mirë. Qeveria vazhdon me punë të përkushtuar dhe politika të mira ekonomike për ngritjen e standardit të jetesës, njoftoi kryeministri Zoran Zaev në Fejsbuk.

“Ekonomia shënon rritje historike të bruto prodhimit vendor prej 13.1 përqind në tremujorin e dytë. Neto-paaga mesatare në vend po rritet vazhdimisht dhe e njëjta edhe për punonjësit, në qershor të vitit 2021, arriti në 28,744 denarë, që është për 7 për qind, gjegjësisht 1,877 denarë më shumë se krahasim me qershorin e vitit të kaluar”, theksoi kryeministri Zaev në njoftim.

Ai potencoi se vendi shënon nivel më të lartë historik të shkallës së papunësisë prej 15.9 për qind me tendencë që ajo të zvogëlohet në mënyrë shtesë deri në fund të vitit.

“Politikat e suksesshme ekonomike japin rezutate”, shton kryeministri Zaev në postimin në Fejsbuk.