Zaev: Përpiqemi që shoqëria jonë t’i pranojë në tërësi politikat për afirmimin dhe përfshirjen e gjuhës së shenjave

Shkup, 23 shtator – Kryeministri Zoran Zaev përmes një videoporosie e uroi Ditën Ndërkombëtare të Gjuhës së Shenjave, 23 Shtatori, me çka porositi se përpiqemi që shoqërinë tonë në tërësi që t’i pranojë politikat për afirmimin dhe gjithpërfshirje e gjuhës së shenjave.

“Sot e festojmë Ditën Ndërkombëtare të Gjuhës së Shenjave, që përdoret nga 72 milionë njerëz nëpër botë. Shënimi i kësaj dite na bën pjesë të bashkësive progresive në botë, afirmues të gjuhës së shenjave. Qeveria jonë, përmes politikave për promovimin e mundësive të qytetarëve nga bashkësitë e personave të shurdhër dhe me probleme në dëgjim, barazon gjuhën e shenjave me të gjitha gjuhët e tjera të folura”, theksoi Zaevi në videoparaqitjen.Zaevi theksoi se “sipas shembullit tonë në bashkëpunim me Unionin Nacional të personave të shurdhër dhe personave me probleme në dëgjim”.

“Në këtë mënyrë krijojmë ambiente miqësore për qasje të barabartë dhe për kyçje të bashkëqytetarëve tanë me dëgjim të dëmtuar në proceset shoqërore dhe politike. Në jetën e përditshme. Bashkë me ekspertët dhe në bashkëpunim me Unionin Nacional të personave të shurdhër dhe personave me probleme në dëgjim, hyjmë në mbështetjen e standardizimit të gjuhës së shenjave për sa më shumë njohës të kësaj gjuhe. Punojmë sistematikisht që ta zbatojmë kuadrin ekspert që shfrytëzon gjuhë të shenjave në arsimin parashkollor, në kopshte. Sepse përfshirja fillon nga mosha më e re”, theksoi kryeministri.Zaevi shtoi se në paraqitjet e publike, ne përfshijmë përkthyes shenjash kudo që të jetë e mundur. Dhe unë bëj thirrje të hapur që kjo praktikë të bëhet e përditshme për të gjithë zyrtarët dhe punonjësit social. Ta bëjmë qasjen në informacion sa më të arritshëm për bashkëqytetarët tanë me dëgjim të dëmtuar, theksoi kryeministri në videoparaqitjen.