Xhaferi në takim të kryetarëve të parlamenteve të vendeve të Evropës Juglindore

Shkup, 24 shtator – Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi, sot do të marrë pjesë në Takimin e dhjetë të kryetarëve të parlamenteve të vendeve të Evropës Juglindore, të përkushtuar ndaj zgjerimit.

Takimi, siç njoftoi pres-shërbimi i Kuvendit mbahet në Budapest, dhe i njëjti tradicionalisht organizohet na ana e Kuvendit të Republikës së Hungarisë çdo dy vite. Në takim, krahas kryetarëve të parlamenteve të vendeve të Evropës Juglindore, do të marrin pjesë edhe kryetarët e parlamenteve të Grupit të Vishegradit.

“Është parashikuar që në pjesën hyrëse të takimit të drejtohen me fjalë Kryeministri i Republikës së Hungarisë, Viktor Orban, komisari evropian i Fqinjësisë dhe Zgjerimit Oliver Varhei dhe Kryetari i Kuvendit të Republikës së Hungarisë, Llasllo Kover, pas të cilëve do të vijojnë fjalimet e kryetarëve të parlamenteve të vendeve të Evropës Juglindore, përfshirë këtu edhe fjalimin e Kryetarit Talat Xhaferi”, theksohet në kumtesë.

Në takim është paraparë të miratohet dhe nënshkruhet Deklaratë e përbashkët nga ana e pjesëmarrësve, e cila do të dërgohet në parlamentet nacionale të vendeve anëtare të Bashkimit Evropian dhe udhëheqësve të institucioneve evropiane.