VMRO shpalos disa emra të kandidatëve për kryetar komunash

Shkup, 16 gusht – Sekretari i përgjithshëm i VMRO-DPMNE-së, Aleksandar Nikollovski ka publikuar disa nga kandidatët e kësaj partie për kryetar komunash në zgjedhjet lokale që do të mbahen më 17 tetor.

“VMRO-DPMNE-ja në këto zgjedhje del me një gjeneratë politikanësht komplet të re, të cilët do të japin një ofertë të re të VMRO-DPMNE-së që është nevojë e qytetarëve në çdo komunë”, tha Nikollovski.

Ka vlerësuar, se LSDM-ja ka kandidatët e njëjtë me oferta të vjetra, gjë të cilën nuk do ta bëjë VMRO-DPMNE-ja.

Kandidatët për kryetarë komunash të cilët janë aprovuar deri tani nga VMRO-DPMNE-ja janë:

Orce Gjorgjievski – Kisella Vodë
Stefçe Tërpkovski – Sopishtë
Natasha Kotllar – Qendër
Ljupço Papazov – Koçan
Borçe Mitevski – Petrovec
Aleksandar Gjorgjievski – Ilinden
Ivan Jordanov – Shtip
Marko Kolev – Veles
Aleksandar Ristov – Radovish
Zllatko Ristov – Konçe
Risto Mançev – Bosillovo
Toni Uzunov – Vallandovë
Filip Donçevski – Dojran
Andon Saramandov – Gjevgjeli
Goran Stojanov – Negotinë
Andon Donev – Demir Kapi
Tihomir Nikollov – Rosoman
Borçe Jovçeski – Prilep
Aleksandar Bogdanoski – Krivogashtan
Draganço Sabotkovski – Mogillë
Stevçe Stevanovski – Novaci
Spase Koçovski – Vevçan
Jovica Ilievski – Bërvenicë
Dimitar Kostadinovski – Jegunovcë
Boban Stefkovski – Gazi Babë