VMRO-DPMNE / Në vend të përgjegjësisë, LSDM – BDI hedhin fajin njëri tjetrit

Shkup, 22 shtator – LSDM-ja dhe BDI-ja në mënyrë të mjerueshme dhe dëshpëruese përmes mediave ia transferojnë përgjegjësinë për tragjedinë në spitalin modular në Tetovë ku u dogjën të gjallë 14 pacientë.

LSDM-ja nga njëra anë e mbron Filipçen dhe e akuzon drejtorin e spitalit se ai ishte përgjegjës për kontrollin dhe funksionimin e objektit. Nga ana tjetër, BDI-ja e mbron drejtorin Besimi, vëllai i ministrit të Financave dhe pohon se mbikëqyrjen mbi ndërtimet e spitaleve modulare nuk e kanë bërë kompanitë e akredituara.

Ja tju ndihmojmë partnerëve të koalicion LSDM dhe BDI. Të dyja palët jeni përgjegjëse për vdekjen e 14 personave dhe duhet të mbani përgjegjësi morale dhe më pas të ketë edhe përgjegjësi penale për ata të cilët i kanë shkelur aktet pozitive dhe i kanë rrezikuar qytetarët.

LSDM-ja dhe BDI-ja duke u akuzuar mes vete zbulojnë se nuk ka pasur mbikëqyrje adekuate në objektet modulare, nuk ka pasur sistem kundër zjarreve për mbrojtje, nuk ka pasur pritje tenike, nuk ka pasur materiale atestuese, nuk ka pasur asgjë që do të garantonte sigurinë e pacientëve.

Ja pse për Zaevin tema për spitalin modula është banal, sepse është shumë i bllokuar pushteti i tij në këtë tragjedi. Kot e ka me taktizimin e dorëheqjeve dhe tentimeve për ta shpëtuar Filipçen me çdo kusht. Përgjegjësi duhet të ketë edhe për drejtorin e spitalin dhe për zëvendësministrin Hasani dhe për ministrin Filipçe dhe pasi i mbulon dhe i mbron atëherë duhet edhe për Zaevin.