Visar Ganiu: Premtimet po realizohen, Bit Pazari me pamje moderne dhe multifunksionale

Shkup, 4 shtator – Kreu i Komunës së Çairit, Visar Gaaniu i shoqëruar nga kryeministri Zaev, ministra nga kabineti qeveritarë, kryetari i Shkupit z. Petre Shilegov, sot kanë bërë hapjen solemne të investimit të ri në tregun e Bit Pazarit.

Ganiu në fjalimin e tij tha: “Nga sot qytetarë të dashur në zemrën e Komunës sonë kemi Bit Pazarin me pamje moderne dhe multifunksionale, ashtu siç e premtuam dhe e realizuam.”, përcjell Zhurnal.mk

Ai bëri të ditur se Bita Pazari sot është me:
✅ 630 tezga
✅ 175 lokale
✅ 220 vende parkimi

Vlera investuese
✅ 250 milionë denarë

Bit Pazari i sotëm do të mundësojë:

✅ Shërbim më cilësor
✅ Avancim ekonomik
✅ Rritje të vendeve të punës
✅ Funksionim modern të bizneseve
✅ Vendparkingje shtesë
✅ Mirëqenie
✅ Jetë më të mirë në Komunën tone